Dorëzohet Vuçiç: Serbia nuk mund të hyjë në Europë pa marrëveshje me Kosovën

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sikur i është ankuar kryeministrit italian Giuseppe Konte, derisa ka folur për reagimet që bëhen gjoja në drejtim të Serbisë kur ajo lobon tek partnerët e saj për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

“ Kosova tërë kohën lobon për marrjen e njohjeve të reja, dhe kur ne lobojmë për tërheqjen e njohjeve, atëherë bëhet problem”, tha Vuçiç.

Sipas tij, Serbia është në situatë të vështirë meqë Kosovën tashmë e kanë njohur 90 për qind të vendeve partnere.

“ Ne jemi në një situatë të vështirë, sepse 90 për qind e shteteve partnere tonat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kosova është “fëmija” i tyre adoleshentë i cila duhet të rritet ende”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiç, nuk e ka përjashtuar dialogun, ndërsa kusht thotë ai është heqja e taksës.

“Serbia është e gatshme të fillojë dialogun nëse Prishtina e tërheq vedimin për taksën ndaj mallrave serbe, e cila është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s, dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Sipas tij, vendimi i Prishtinës nuk është sjellje racionale.

“Ne jemi të gatshëm për bisedime që mund çojnë në një zgjidhje kompromisi në të ardhmen. Ende është herët të flasim, sepse ende nuk dihet kur do të fillojë dialogu, por e rëndësishme është që ne jemi për paqe dhe kompromis e jo për konflikt”, tha Vuçiç, shkruan B92.

Vuçiç, ka kujtuar kryeministrit italian se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa arritur marrëveshje me Kosovën.

Vuçiç, ka folur edhe për lobimin që bënë Kosova për njohje, ndërsa theksoi ai se nuk e di pse Kosova investon aq shumë të holla në lobim, kur atë punë po e kryejnë tri katër vende të fuqishme.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit