Kryeministri i Italisë: Prishtina të heq taksën në mënyrë që të vazhdohet dialogu

Mos i humb

Kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për heqjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnjë dhe Hercegovinës iu ka bashkuar edhe Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte.

Kryeministri Italian ka thënë se masat e marra nga Prishtina nuk dërgojnë askund, duke theksuar se dialogu është rruga e vetme e dy shteteve drejt Bashkimit Evropian.

“Unë e përsëris, sipas mendimit tim, vendimet e një anshme të marra nga Prishtina nuk dërgojnë askund. Mendoj se e vetmja mënyrë për të shpejtuar rrugën drejt dialogut është që të gjitha palët të tregohen të mençur”, ka thënë Conte, transmeton gazetametro.

Kërkesa për pezullimin e taksës ka disa kohë që I vijnë Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kundër taksës kanë dalur të gjitha vendet mike të Kosovës, ku po kërkojnë një zëri që Kosova të heq taksën dhe të fillojë dialogun me Serbinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit