Dosje e re në SPAK/ Përgjimet për drogën zbulojnë shitblerje votash në 25 prill

Mos i humb

Hetimet intensive për një grup trafikantësh droge kanë çuar prokurorinë e Tiranës në zbulimin e një tentative për shitje-blerje votash në lidhje me zgjedhjet e fundit parlamentare.

Më 29 prill, vetëm 4 ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme policia finalizoi operacionin “Lugina”, duke vënë më pranga Agustin Selimin, Pëllumb Lekajn dhe Manol Xhamijan.

Por pak ditë me parë materialet hetimore iu dërguan Prokurorisë së Posaçme dhe pritet që Gjykata të japë një masë të dytë sigurimi për korrupsion në zgjedhje, ndërsa hetimet për drogën vazhdojnë në prokurorinë e kryeqytetit.

Burime nga grupi hetimor, konfirmuan për ABC, se këta persona flisnin me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë për të siguruar vota për subjekte të caktuara politike dhe diskutojnë se kush paguan më shumë.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se këta persona siguronin vota kundrejt pagesës duke premtuar larje të borxheve të energjisë elektrike, naftë si dhe favore të tjera, kryesisht në qytetin e Shkodrës.

Për të gjitha këto, prokuroria e Tiranës dërgoi dosjen për kompetencë në SPAK, ndërsa më 22 qershor të arrestuarit do të njihen me masën e sigurisë në gjykatën e posaçme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit