Dozat e treta po jepen në Elbasan/ Të moshuarit nxitojnë drejt qendrave shëndetësore

Mos i humb

Ashtu si nuk pritej, të moshuarit janë treguar më mendjehapur ndaj shkencës, duke nxituar në Qendrat Shëndetësore të bëjnë dozën e tretë të vaksinës anticovid.

Përndryshe nga të rinjtë, të moshuarit theksojnë efektet pozitive të vaksinës në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të tyre.

Ndërkohë pjesë e skemës së vaksinimit tashmë janë edhe fëmijët mbi 12 vjeç me probleme shëndetësore. Mjekët thonë se prindërit janë skeptikë edhe të frikësuar për vaksinimin e fëmijëve.

Në Elbasan vaksinimi me dozën e tretë të moshave mbi 60 vjeç dhe të sëmurëve kronikë po vijon normalisht edhe pse më ritme jo shumë të larta. Ndërsa qendrat shëndetësore janë duke njoftuar hartuar listat e fëmijëve me probleme shëndetësore që duhet të vaksinohen

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit