Dreçun: KFOR-i nuk po e tregon të vërtetën e ushtrimit në afërsi të Ujmanit

Mos i humb

 

 

Kryetari i Komitetit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milova Dreçun, ka thënë sot se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes pranisë së foracave të KFOR-it në Gazivodë, po tenton të jap sinjale për arritjen e një marrëveshjeje të energjisë me Serbisnë.

“Në ditët e fundit tensionet janë rrituar për shkak të një fushate brutale dezinformuese që është përhapur me qëllim të nxitjes së tensioneve, frikësimit të popullit serb, gjithmonë në pritje të incidenteve”, ka thënë Dreçun i ftuar në televizionin publik serb.

Ai ka drejtuar kritika edhe në adresë të KFOR-it, duke thënë se nuk e kanë treguar qëllimin e ushtrimit në afërsi të Ujmanit.

“Ne po hyjmë në një faze kritike të zgjidhjes së problemit me Kosovën. KFOR-i nuk na bindi me deklaratat se vetëm është duke bërë ushtrime. Ata nuk e kanë treguar qëllimin e vërtetë e shtimit të forcave në Ujmanit. Mesazhin që kanë dashur ta dërgojnë”, ka thënë Dreçun, raporton Periskopi, marrë nga Novosti.

Ai ka thënë se Kosova ka pretendime serioze për ta marrë nën kontrollë Ujmanin, dhe dëshiron të arrijë një marrëveshje me Serbinë për energjinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit