Drejt pezullimit vettingu në polici. Socialistët kërkojnë që të kalojnë në sitë drejtuesit e SHÇBA, më pas gradat e ulëta

Mos i humb

Vetingu në polici, një proces i stërzgjatur dhe me shumë polemika pritet të marrë një tjetër kthesë. 4 deputetë socialistë dhe një i opozitës parlamentare kanë kërkuar pezullimin e Vetingut në polici deri në përfundimin e vlerësimit kalimtar të punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Sipas projektligjit, i cili mban firmën e 4 deputetwve dhe  kryetares së Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, diçka e tillë bëhet në mënyrë që Komisioni i Jashtëm i vlerësimit të fokusohet fillimisht tek vettingu i SHÇBA-së si strukturë që do të fusë në sitë më pas të gjithë efektivët e nivelit bazë në policinë e shtetit.

Gjithashtu, ky ndryshim thuhet në projektligj do mundësonte kohën e nevojshme qe institucionet e përfshira të bënin një analizë më të thelluar të këtij procesi dhe të propozonin zgjidhje për një sërë problematikash të evidentuara edhe nga partnerët ndërkombëtarë në fushën e rendit dhe sigurisë.

Deri më tani në sitën e vetingut nga Komisioni i jashtëm i vlerësimit kanë kaluar 32 subjekte që mbajnë gradat më të larta në polici. Si ligji ekzistues ashtu dhe ndryshimi i tij sipas deputetëve ka vakuum ligjor, pasi nuk parashikuar shprehimisht afatin apo kohën kur SHÇBA duhet të fillojë procesin për filtrimin e efektivëve të policies të nivelit bazë.

Për procesin e vetingut në polici janë lënë rekomandime edhe nga Komisioni Europian në raportin e GRECO ku thuhej se ky proces duhet të zëvendësohet me një mekanizëm për vlerësimin e integritetit të personelit rregullisht gjatë karrierës së tyre dhe për qëllimin e ngritjes në detyrë dhe Vetingu kalimtar duhet të përqendrohet në funksionet më të ekspozuara ndaj riskut të integritetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit