Drejtoresha shëndetësore e Cyrihut kërkon mbylljen urgjente të restoranteve

Mos i humb

Drejtoresha shëndetësore e Cyrihut Natalie Rickli mbështet apelet që spitalet bëjnë për shtrëngim të masave. Ajo kërkon që Këshilli Federal jo më larg se të premten të vendosë për mbylljen e restoranteve dhe ambienteve tjera të kohës së lirë.

Në një bisedë me “Tages-Anzeiger”, drejtoresha shëndetësore e Kantonit të Cyrihut Natalie Rickli ka thënë se mirëpret thirrjen e qartë të spitaleve drejtuar politikanëve për të marrë masa të menjëhershme për të përmbajtur pandeminë. Kjo për faktin se njësitë e kujdesit intensiv janë plot me pacientë dhe personeli shëndetësor është i rraskapitur.

Sipas drejtoreshës shëndetësore të Cyrihut, situata aktuale nuk është më e përballueshme për spitalet dhe punonjësit shëndetësorë zviceranë. Prandaj, sipas saj, Këshillit Federal do të duhej të miratojë masa të qarta dhe vendimtare për të gjithë Zvicrën, qysh këtë të premte (pasnesër).

Nuk është i domosdoshëm një bllokim i plotë, por sektorë të tillë si gastronomia, kultura, koha e lirë dhe argëtimi duhet të ndalin punën. Këshilli Federal nuk bën të presë deri pas Krishtlindjes për të marrë vendimin rreth kësaj.

Rickli ka treguar mirëkuptim për përfaqësuesit e biznesit që shqetësohen për vendet e punës dhe jetesën. Por duhet vepruar tani. “Nuk kemi më kohë”, paralajmëron Rickli në intervistën në fjalë. Sistemi shëndetësor nuk duhet të mbingarkohet. Kjo është vija e kuqe që nuk duhet të kalohet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit