Drejtori ekzekutiv i emergjancave i OBSH-së paralajmëroi se koronavirusi mund të bëhet një tjetër virus endemik në komunitetet e botës

Mos i humb

Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i emergjancave i OBSH-së, këtë deklaratë e bëri në një videokonferencë nga Gjeneva, ku iu përgjigj pyetjeve në lidhje me parashikimet për jetëgjatësinë e virusit.

“Unë mendoj se është e rëndësishme ta keni parasysh këtë si mundësi. Ky virus mund të bëhet thjesht një tjetër virus endemik në komunitetet tona. Dhe ky virus mund të mos largohet kurrë”, tha Ryan.

“HIV nuk ka ikur, ne jemi pajtuar me virusin. Dhe ne kemi gjetur terapitë dhe kemi gjetur metodat e parandalimit, dhe njerëzit nuk ndihen aq të frikësuar si më parë”, shtoi ai.

“Mendoj se është e rëndësishme që të jemi realistë dhe nuk mendoj se dikush mund të parashikojë kur ose nëse kjo sëmundje do të zhduket”, tha zyrtari i OBSH-së.

Ai theksoi se një shpresë e madhe është nëse shkencëtarët gjejnë një “vaksinë shumë efektive” për t’u shpërndarë te të gjithë ata që kanë nevojë për të në botë.

“Por kjo vaksinë në të vërtetë do të duhet të jetë e disponueshme dhe të jetë shumë e efektshme. Ajo do të duhet të vihet në dispozicion për të gjithë”, tha Ryan, duke theksuar se shkencëtarët mund të zbulojnë një vaksinë.

“Dikush duhet ta bëjë atë dhe ta bëjë në sasi të duhur, në mënyrë që të gjithë të marrin dozë prej saj”, deklaroi Ryan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit