Drejtori i FBI-së: Rusia nuk heq dorë nga ndërhyrja në zgjedhje

Mos i humb

Gjermania përgatitet të nisë vaksinimin kundër Covid-19

Gjermania po përgatitet të nisë vaksinimin kundër koronavirusit përpara fundit të vitit, shkruan e përditshmja gjermane Bild. Ministria e...

Masat kufizuese në Greqi, grekët shijojnë ditën e fundit të “lirisë”

Duke filluar nga sot, Greqia do të nisë regjimin e ri të masave kufizuese të paralajmëruar nga Kryeministri Mitsotakis, të enjten. Në...

Policia: 26 vjeçarja e zhdukur që u gjetë dje, dyshohet të jetë dhunuar

Një 26 vjeçare e cila ishte raportuar e zhdukur nga data 19 tetor u gjetë dje rreth orës 11:00 në rajonin e...

Vijon greva në Ballsh, përkeqësohet gjendja shëndetësore. Gratë: Nuk tërhiqemi, shteti rregullatori i vetëm

Vijon greva e grave të naftëtarëve të Ballshit, të cilat janë në ditën e 9 të protestës së tyre brenda ambienteve të...

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray paralajmëroi ligjvënësit se Rusia nuk po heq dorë nga përpjekjet për të ndikuar tek rezultati i zgjedhjeve të nëntorit, duke u munduar të dëmtojë shanset e fushatës së kandidatit demokrat, ish-nënpresidentit Joe Biden, një përfundim që duket se nuk po i shkon për shtat Presidentit Donald Trump.

Zoti Wray, duke dëshmuar para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Sigurinë Kombëtare i përshkroi operacionet e Kremlinit për ndikim si “shumë, shumë aktive” në mediat sociale, në mediat shtetërore dhe organe të tjera të lidhura me të.

Ai tha se synimi i këtyre operacioneve është “kryesisht të denigrojnë ish-nënpresidentin Biden dhe atë që rusët e shohin si strukturë anti-ruse”.

Ishte hera e parë që zoti Wray paralajmëronte publikisht për intensifikimin e operacioneve ruse, që kur fushata presidenciale hyri në fazën e saj të fundit. Paralajmërimi i tij përputhej gjithashtu me vlerësimin e zyrtarit më të lartë amerikan të kundërzbulimit, William Evanina në gusht.

Zoti Evanina, kishte paralajmëruar gjithashtu se aktorë të lidhur me Rusinë, po “përpiqeshin të rrisnin shanset” për kandidaturën e zotit Trump, diçka që zoti Wray nuk e pohoi, kur u pyet për ndërhyrjen ruse.

Presidenti Trump reagoi të enjten duke iu drejtuar drejtorit të FBI-së me emër.

“Por Chris nuk po sheh aktivitet nga Kina, megjithëse është rrezik SHUMË më i madh sesa Rusia, Rusia, Rusia. Të dyja ato, plus të tjerë do të jenë në gjendje të ndërhyjnë në zgjedhjet e 2020-ës, me votimin tonë të ekspozuar me manipulimin e fletëve të votimit”, shkruante ai në Twitter.

Megjithë akuzat e presidentit për problemet e votimit me postë, që ai i ka përsëritur shpesh, drejtori i FBI-së u tha ligjvënësve se shqetësime të tilla ishin pa bazë.

“Nuk kemi parë ndonjëherë deri tani në zgjedhje kombëtare një përpjekje të koordinuar për mashtrim me votimin”, tha zoti Wray, duke u bërë jehonë garancive të dhëna nga zyrtarë të lartë amerikanë të rendit dhe zbulimit, të cilët folën me gazetarët muajin e kaluar.

Drejtori i FBI-së tha se është më i shqetësuar për valën e keqinformimeve nga Rusia dhe të tjerë, që kanë në shënjestër votuesit amerikanë.

“Shqetësimi im më i madh është breshëria e keqinformimit dhe amplifikimi i ndërhyrjeve më të vogla kibernetike. Druhem se me kalimin e kohës këto do të kontribuojnë tek gërryerja e besimit e votuesve amerikanë”, tha zoti Wray.

“Një përshtypje e tillë do të ishte perceptim, jo realitet. Mendoj se amerikanët mundet dhe duhet të kenë besim tek sistemi ynë i zgjedhjeve dhe tek demokracia jonë”

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Forcat turke arrestojnë 33 të dyshuar të FETO-s në gjithë vendin

Forcat turke të sigurisë arrestuan sot 33 persona nën dyshimin për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grushtit të...

SHBA, rritet në 231.174 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 231.174, prej të cilëve 663 kanë humbur...

Aeroplani “përshëndet” çiftin e ri me një “grusht” ujë

Momenti kur seti fotografik i një çifti të ri është shkatërruar nga një aeroplan, është kapur në kamera. Priscila...

E zgjedhura e Trump, merr miratimin e Senatit Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë

Amy Coney Barrett , është konfirmuar mbrëmë nga Senati amerikan si Gjyqtare e Gjykatës Supreme me 52 vota pro dhe 48 kundër....

970 qytetarë u ndëshkuan për mosrespektim të Ligjit COVID-19

Policia e Kosovës është duke vazhduar me shpërndarjen e tiketave në bazë të ligjit anti-COVID. Gjatë 24 orëve të...