Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu pret delegacionin çek: Niveli i bashkëpunimit të arritur po eleminon çdo burokraci e pengesë

Mos i humb

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka pritur delegacionin e lartë çek për një takim.

Veliu ka theksuar se bashkëpunimi me Policinë e çekisë gjatë sezonit turistik tregoi se kur ka vullnet dhe besim, eleminohen pengesat dhe burokracitë.

Po ashti ai tha se ky bashkëpunim po i eleminon pengesat dhe se dy Policitë do të shkëmbejnë eksperiencat dhe mësojnë nga njëra-tjetra.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Policia e Shtetit
Bashkëpunimi shumë korrekt i deritanishëm, i ndërtuar mbi baza besimi dhe profesionalizmi mes dy policive, mundësi për më shumë mbështetje nga Policia çeke për Policinë shqiptare.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ardi Veliu priti në takim, Delegacionin e Lartë të Policisë çeke, të kryesuar nga zv/ministri i Punëve të Brendshme të Republikës çeke z. Jiří Nováček, presidenti i Policisë çeke Gjeneral Major Jan Švejdar, ambasadori i Republikës së Çekisë në Tiranë z. Jaroslav Ludva dhe Oficeri Ndërlidhës i Policisë çeke z. Adriatik Shino.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu gjatë takimit ka falënderuar ambasadorin dhe presidentin e Policisë çeke, si dhe Oficerin e Kontaktit të Policisë çeke pranë Policisë së Shtetit, për mbështetjen dhe ndihmën që Policia çeke i ka ofruar deri tani Policisë së Shtetit.
“Bashkëpunimi gjatë sezonit turistik tregoi edhe njëherë se kur ka vullnet, por mbi të gjitha besim mes dy policive, eliminohen pengesat dhe burokracitë, duke sjellë një rezultat në interes të qytetarëve të të dy vendeve.
Radarët e ofruar nga ana e Policisë çeke, gjatë sezonit turistik, si dhe shkëmbimi i eksperiencave gjatë muajit gusht, me patrullat e Policisë çeke për Rendin, të cilat ishin prezente në disa qytete bregdetare, solli më shumë siguri për përdoruesit e rrugës dhe qytetarët çekë që frekuentuan vendin tonë gjatë sezonit turistik, kur ata përballeshin me patrullat e përbashkëta të Policisë.
Tashmë jam i bindur se niveli i bashkëpunimit të arritur po eliminon çdo burokraci dhe pengesë. Vitin që vjen, gjatë sezonit veror do kemi akoma më shumë bashkëpunim konkret, qoftë në fushën e patrullave të përbashkëta, ashtu edhe në fushën e sigurisë rrugore. Ky është një rast i mirë që kolegët e të dy vendeve të shkëmbejnë eksperiencat dhe të mësojnë nga njëri-tjetri”, – tha Veliu.
Zv/ministri i Punëve të Brendshme të Republikës çeke z. Jiří Nováček u shpreh se ishte i lumtur që kemi këtë bashkëpunim dhe besim mes dy Policive, duke theksuar se kishte çfarë t’i përcillte qeverisë çeke, në kuadër të vijimit të mbështetjes dhe ndihmës për Policinë e Shtetit.
Presidenti i Policisë çeke Jan Švejdar ka falënderuar Drejtor Veliun, për gatishmërinë, seriozitetin dhe profesionalizmin e treguar në ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy policive dhe u shpreh se Policia çeke do vijojë t’i ofrojë Policisë shqiptare, ndihmën dhe eksperiencën e tyre. Švejdar ka siguruar Drejtor Veliun, për gatishmërinë e Policisë çeke, për ta thelluar akoma më shumë bashkëpunim duke e shtrirë në të gjitha fushat.
Ambasadori i Republikës së Çekisë në Tiranë z. Jaroslav Ludva theksoi faktin se nga të gjitha vendet ku ka qenë ambasador, marrëdhëniet e Policisë çeke me Policinë shqiptare janë më të mirat dhe kjo falë edhe lidershipit të dy policive.
Në vijim të takimit, përfaqësues të delegacionit prezantuan makinat dhe logjistikën që ata përdorin për sigurinë rrugore.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit