Drita Tv: Nis trasnmetimi i Emisionit “Bisedë me studiues” nga Ubejd Gashi

Mos i humb

Mbrëmjen e djeshme nisi në Televizionin Drita transmetimi i emisionit “Bisedë me studiues” i drejtuar nga Juristi i njohur Ubejd Gashi. Ashtu siç pritej, “Bisedë me studiues” tërhoqi një vëmendje të madhe të teleshikuesve në televizionin Drita, shoqëruar me komente dhe mesazhe të shumta. Diplomati i shquar Abdi Baleta ishte i ftuari i parë i drejtuesit Gashi. Në jo pak raste ai ka hedhur dritë mbi teori të ndryshme që kanë preokupuar dhe trazuar popullin shqiptar ndër vite dhe shekuj.
Nën temën “Gjendja e shqiptarëve sot dhe tri udhëkryqet e mëdha shqiptare” biseda ndërmjet tyre u shoqërua me informacione të shumta dhe disa prej të cilave të panjohura për një pjesë të madhe të shqiptarëve.
Këto ishin disa pyetje, për të cilat z.Baleta dhe shpjegimin e tij.
Cila është gjendja e shqiptarëve sot, a është e zgjidhur apo e pa zgjidhur?
Cila është gjendja e mendimi politik shqiptar?
Cili është roli I ndërkombëtarëve për gjendjen e shqiptarëve?
Nevoja e krijimit të një fronit shqiptar në mendin dhe veprim?
Cilat janë tri problemet madhore të Shqiptarëve?
Ç’është identiteti dhe cilat janë llojet e identiteteve?
Cili duhet të jetë raporti i identitetit kombëtar dhe fetar?
Roli i sistemit komunist në dobësimin e identiteteve?
Emisionin “Bisedë me Studiues” mund ta ndiqni çdo të Martë, të Merkurë dhe të Ejnte në orën 19:00 në televisionin Drita në këto platforma:
Kosovë: Artmotion & Orangenet
Shqipëri: TvKab, HB–CA, TIBO, TvKab, Kucova Kabell, Tv Kabllor Arten, TvKabKL-ED, TvKabBallsh, TvAsparag, ElbCable, InkusatKab
Lugina e Presheves: LugIPTV
New York/USA: Diaspora TV

Emisioni i plotë:

/Drita Tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit