Më tej Abazoviç ka shtuar se qeveria e tij në asnjë moment nuk e ka humbur fokusin nga rruga euroatlantike.

Sipas tij sistemi politik i Malit të Zi ka rrënjosur në vend krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë politik në 30 vitet e fundit dhe se po përballet me rrezikun sepse sipas tij forcat politike nga e kaluara mund të përfitojnë për të krijuar destabilizim.

“Dua të jem i saktë në emërtimin e Milo Gjukanoviqit, i cili ishte në pushtet për tridhjetë vjet dhe në mënyrë alternative shërbeu si president dhe kryeministër, dhe trashëgimia e tij është mungesa e sundimit të ligjit. Ne po përpiqemi ta ndryshojmë atë trashëgimi dhe të ndërtojmë dhe zbatojmë shtetin e së drejtës në Mal të Zi”, thekson ai.