Drogë, orë dhe playstation të përshtatur për komunikim, kontrolle në tre burgje të vendit

Mos i humb

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ushtruar kontrolle në qelitë e të burgosurve në burgjet e Peqinit, Korçës e Elbasanit.

Në këtë operacion kanë qenë të përfshirë 8 grupe operacionale dhe pas kontrolleve gjetën një orë celular, dy playstation 3, të dyshuar që përdoren si mjete komunikimi dhe dy qese me kokainë.

Mësohet se janë kontrolluar 11 qeli në burgun e Elbasanit në Godinën A dhe B, 13 në burgun e Peqinit dhe 14 në burgun e Korçë.

Materialet i janë dorëzuar për vazhdimin e veprimeve hetimore oficerëve të SHKKB dhe Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Elbasan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit