Dronët turq neutralizuan 21 trupa të regjimit sirian

Mos i humb

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë herët në mëngjes ka njoftuar se dronët e Forcave të Armatosura Turke neutralizuan 21 trupa të regjimit sirian pas martirizimit të një ushtari turk mbrëmë.

Nga ministria njoftojnë se gjatë sulmeve të cilat u kryen rreth orës 4 të mëngjesit sipas kohës lokale, dronët gjithashtu shkatërruan dy obusë dhe dy raketahedhës.

“Gjaku i dëshmorit tonë nuk u la në tokë”, tha ministria.

Sulmi i regjimit në zonën e operacionit të “Mburojës së Pranverës” të Turqisë në provincën Idlib të Sirisë mendohet të ketë ndodhur para marrëveshjes së mbrëmshme të Turqisë dhe Rusisë në Moskë mbi një protokoll për një armëpushim të ri në zonën e deeskalimit në Idlib.

Përmes një deklarate, nga ministria thonë se forcat turke përcaktuan objektivat e regjimit në rajon dhe menjëherë hapën zjarr.

Më herët, nga Ministria e Mbrojtjes thanë se dy ushtarë u martirizuan dhe tre u plagosën. Ministria gjithashtu ka njoftuar përmes Twitter-it se një ushtar u martirizua më 4 mars dhe një tjetër më 5 mars.

Turqia nisi operacionin “Mburoja e Pranverës” pasi 36 ushtarë turq u martirizuan nga forcat e regjimit të Bashar al-Asadit në Idlib të Sirisë javën e kaluar.

Ushtarët turq ishin në detyrë për të mbrojtur civilët lokalë nën një marrëveshje të vitit 2018 me Rusinë, sipas së cilës aktet e agresionit janë të ndaluara në rajon.

Dje, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin u dakorduan për një armëpushim të ri në Idlib.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit