“Dua të flas me Trumpin”/ Panik në Chicago, i riu hipën lart në ndërtesë dhe kërcënon se do të vetëvritet

Mos i humb

I varur me litar në fasadën e ndërtesës Trump Tower në Chicago, një person i paidentifikuar ka shkaktuar panik, teksa kërcënon se do të vetëvritet nëse nuk flet me presidentin Donald Trump.

Personi në fjalë, i cili mendohet të jetë rreth moshës 20-vjeçare hipi në ndërtesë në orën 5:30 të pasdite, duke qëndruar atje për orë të tëra, teksa negociatorët e policisë po përpiqen ta bindin të zbresë.

“Kam thikë. Nëse dikush përpiqet ta tërheqë [litarin], unë do ta pres dhe ndoshta do të vdes. Por nuk dua të vdes”, u shpreh djali.

Sipas mediave, nuk dihet për çfarë i riu dëshironte të fliste me presidentin Trump, por tha:

“Nëse Trump, premton diçka, ai duhet ta bëjë para zgjedhjeve. Të gjithë ata që më njohin e dinë që unë nuk jam i çmendur. Unë nuk jam i çmendur. Unë jam një djalë i arsimuar mirë. Por… Z. Trump, nëse mendoni se jam i çmendur, nuk jam i çmendur. Dhe nëse nuk do të flasësh me mua, unë do të pres”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit