Duaja që të pastron nga mëkatet

Mos i humb

Ska dyshim se njeriu nuk mund t’i ikë mëkatëve plotësisht dhe të jetë i pagabuar, për këtë Allahu i Madhërishëm ia dha mundësinë që të kërkojë falje për mëkatet e bëra. Lutja më e preferuar me të cilën kërkohet falje është lutja që emërtohet edhe si “zotëria i istigfarit”.

Ajo është:
“All-llahume ente Rab-bi la ilahe il-la Ente, Halekteni ve ene abduke, ve ene ala ahdike ve va’dike mesteta’tu, eudhu bike min sherr-rri ma sana’tu, ebu leke bini’metike alej-je, ve ebu’u leke bidhenbi, fagfir li, fein-nehu la jagfirudh-dhunube il-la Ente”

“O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar me meritë përveç Teje, Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt. Do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, unë jam mirënjohës ndaj dhuntive të Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje.”

/medialb.press/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit