Dule: Dha mesazh mbështetjeje për minoritetin grek”, vizita e Mitsotakis në Himarë

Mos i humb

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka folur pas vizitës së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Himarë.

Ai e cilësoi një vizitë historike dhe tha se Mitsotakis dha një mesazh mbështetjeje për pjesëtarët e minoritetit grek.

“Në radhë të parë ishte një vizitë historike. Për herë të parë km i Greqisë viziton Himarën, Sarandën dhe Gjirokastrën.

Është një mesazh mbështetjeje për pjesëtarët e minoritetit grek. Është mesazhi i fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit.

Mesazh për rajonin. Greqia është një nga shtyllat e arkitekturës së sigurisë.

Një mësim që çdo politikan duke filluar nga unë i pari duhet ta ketë. Shumë larg standardeve të politikanëve dhe politikës në vendin tonë.

Problemet janë ngritur në mënyrë të përsëritur dhe ajo që kërkohet është zgjidhja e këtyre problemeve.

Ajo që përsërit z. Mitsotakis është se kërkohet frymë e mirë dhe bashkëpunim për zgjidhjen e tyre, deklaroi Dule.

I pyetur nëse Fredi Bejleri do jetë kandidat i PBDNJ-së për 14 majin, Dule tha se kandidatët do të dalin në të ardhmen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit