Dumoshi i Podujevës mbështet VV dhe Kandidatët Sylejman Çerkezi dhe Beni Kizolli

Mos i humb



Kandidat për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit Sylejman Çerkezi dhe Beni Kizolli kanë marrë mbështetjen e banorëve të Domushit në Podujevë. Gjatë një takimi me banorët dy kandidatët shpalosën programin dhe synimet e tyre për zgjedhjet paralementare.

Zhgënjimet e deritanishme duhet të jenë arsyeja dhe motivi për të votur dhe mbështetur mundësinë e vetme për ta ndryshuar këtë gjendje. Individti i shëndoshë për një familje ë shëndoshë sjell një shoqëri të shëndoshë, e nga kjo shoqëri e shëndoshë i tillë do të bëhet edhe shteti.

Në këtë takim me banorët e Dumoshit kandidati në listën e Vetvendosjes me nr #31 Sylejman Çerkezi tha përpara të pranishmëve se mbështetja e vizionit, pogramit dhe projekteve të Levizjes vetvendosje janë të domosdoshme për të ndryshuar gjendjen e vështirë nëpër të cilën po kalon vendi.

Vjedhja dhe grabitja e parave publike, stërmbushja e administratës me eksponentë politik, mungesa e investimeve dhe lënia në harresë e bujqësisë janë probleme që duhet të zgjidhen sa më parë, pasi çdo ditë që ecën është në dëmin e të gjithëve ne.

Kandidati tjetër i pranishëm në këtë takim Beni Kizolli me nr #32 ju tha të pranishmëve se ka ardhur dita për të bërë ndryshimin e shumëpritur. Kemi shumë problem në vend që duhen zgjidhur. 6 tetori është dita kur ju duhet të merrni vendimin e duhur, duke na mbështetur dhe votuar.

Nuk kemi më kohë të humbasin duke ju besuar atyre që na kanë mashtruar për vite me radhë. Tani ka ardhur koha që fatet dhe të ardhmen tona ta vendosim vetë, me votë. Në 6 tetor ju duhet të votoni numrin 126, levizjen vetvendosje me Albin Kurtin Kryeministër si dhe HAsi dhe numrat #31 dhe #32.

Nga ana e tyre banorët e Dumoshit ju dhanë mbështetje dy kandidatëve Sylejman Çerkezi dhe Beni Kizolli dhe premtuan se vota e tyre më 6 tetor do të jetë për nr 126 për Albin Kurin Kryeministër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit