Durrës, në pranga 9 drejtorë e specialistë të ARRSH, shpërdoruan detyrën

Mos i humb


Me kërkesë të prokurorisë së Durrësit dhe me vendim të gjykatës, policia ka vënë në pranga 9 zyrtarë të drejtorisë rajonale të autoritetit rrugor shqiptar, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm.

Të arrestuarit janë drejtorë drejtorish, anëtarë të Këshillit Teknik dhe specialistë inxhinierë. Nga hetimet e kryera personat e arrestuar dyshohen si përgjegjës për dhënien e lejes së ndërtimit të një karburanti në aksin rrugor Plepa-Kavajë, në kilometrin e tretë.

Kjo leje ndërtimi sipas hetimeve rezulton se është dhënë në kundërshtim me përcaktimet teknike të Kodit Rrugor. Dhe sipas prokurorisë, pikërisht në atë vend ku është ndërtuar karburanti në fjalë, kanë ndodhur disa aksidente si pasojë e mosrespektimit të kritereve teknike për ndërtimit e pikave të furnizimit me karburante në akse të tilla rrugore.

Prokuroria dyshon se të arrestuarit duke shpërdoruar detyrën kanë shkelur ligjin, duke siguruar përfitime për vete dhe persona të tretë. Gjykimi në themel i të arrestuarve zyrtare pritet të përcaktojë përfundimisht fajësinë e tyre në këtë aktivitet të paligjshëm, ndërsa ende nuk dihet se si do të jetë më tej fati i karburantit të ndërtuar në kundërshtim me të dhënat teknike të përcaktuara në Kodin Rrugor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit