Ushqimet që Nuk Duhen Konsumuar Nëse Vuani nga Veshkat

Mos i humb

Veshkat kanë përgjegjësi të madhe në organizëm.

Ato filtrojnë gjakun, pastrojnë organizmin, prodhojnë hormone, dhe ruajnë ekuilibrat e mineraleve dhe lëngjeve.

Sëmundjet e veshkave mund të shkaktohen nga alkoli i tepërt, viruset e Hepatitit, infeksionet e të tjerë.

Roli i Ushqyerjes Tek Sëmundjet E Veshkave
Në varësi të llojit dhe progresit të sëmundjeve të veshkave, mjekët rekomandojnë regjime të caktuara dhe të përzgjedhura ushqimore.

Një regjim ushqimor i shëndetshëm për veshkat ka dy rregulla kryesore: jo më shumë se 2000 mg kripë dhe kalium në ditë dhe jo më shumë se 1000 mg fosfor në ditë.

Veshkat e dëmtuara kanë probleme në filtrimin e mbetjeve dhe proteinave.

Ushqimet Që Duhen Shmangur Nëse Vuani Nga Veshkat
Pijet E Gazuara Me Ngjyrues dhe Aditivë
Këto pije përmbajnë kalori, sheqerna dhe shumë fosfor.

Në 200 ml pije të gazuar me ngjyrë të errët gjendet nga 50 deri në 100 mg fosfor.

Ushqimet e Konservuara
Ushqimet e konservuara përmbajnë shumë kripë.

Në varësi të produktit, ato e rrisin sasinë e sodiumit në organizëm nga 33 deri në 80 përqind.

Gjalpi i tepërt
Produktet e bulmetit specifikisht gjalpi përmban shumë fosfor, kalium dhe proteinë.

Konsumi i tij duhet të jetë i kufizuar.

Në rastin e sëmundjeve të veshkave, gjalpi në sasi të tepruara duhet të shmanget.

Sallamrat
Mishrat e përpunuar siç janë sallamet dhe salçicet përmbajnë shumë kripë dhe proteina.

AgroWeb.org ju këshillon që konsumi i tyre të jetë i kufizuar.

Biskotat dhe Patatinat
Këto produkte përmbajnë shumë kripë, por edhe kalium.

Ngrënia në sasi të mëdha e tyre shkakton vështirësi për veshkat.

Një Fjalë Të Fundit
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, regjimet ushqimore dhe rekomandimet për marrjen e ushqyesve të duhur bazohen në progresin e sëmundjes.

Ato mund të përcaktohen më së miri nga një ekspert ushqimor dhe një mjek specialist.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit