Durrës :Policia Italiane bllokon mbi 150 udhëtarë nuk kaloni pa rekomandim nga ambasada Italiane

Mos i humb

Në Portin e Durrësit kanë mbërritur efektivë të Pòlicisë italiane dhe nuk po lejojnë asnjë person që të niset drejt vendit fqinj pa marrë rekomandim në ambasadën italiane për udhëtimin pavarësisht se kanë prerë biletat.

Të gjithë ata që kanë prerë biletat në Shqipëri nuk lejohen të kalojnë në destinacionin e tyre.


Ndërkohë që deri mbrëmjen e sotme kanë mundur të udhëtojnë dhe kjo mbase është edhe një arsye pse është marrë një vendim i tillë nga pala fqinje duke mos mundur të ndalojnë dot qytetarët.

Qytetarët ankohen pasi kanë prerë biletat e udhëtimit, janë shumë familjarë, rreth 150 familjarë që presin të nisen pavarësisht se kanë prerë biletat. Mësohet se shkak për krijimin e kësaj situate janë bërë mosmarrëveshjet mes palës shqiptare dhe asaj italiane.

Shumica e personave që kanë mbetur të bllokuar prej orësh janë shtetas shqiptar me nënshtetësi italiane ndërkohë mësohet se mes tyre ka edhe shumë fëmijë.

Udhatarët i kishin prerë biletat e tragetuit ditë më parë ndërsa orari që iu ishte komunikuar ishte ora 19:00 e mbrëmjes së sotme ndërsa ndaj tyre nuk ka asnjë sqarim nga ana e kompanisë ku kanë pronotuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit