“Durrës Yacht & Marina”/ Rama: Lokomotivë e zhvillimit ekonomik

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama, pas firmosjes së marrëveshjes për portin e ri të Durrësit, është shprehur se ky është një kapitull i ri për turizmin në vendin tonë dhe hyn në ekonominë shqiptare si një lokomotivë që do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm.

Është koha për të nisur punën në terren dhe për t’i hapur rrugë këtij transformimi të paimagjinueshëm deri pak vite më parë. Procesi ka qenë i gjatë, i vështirë dhe me shumë yçkla.

Tani fillon procesi i hapjes së kantierit dhe i hapjes së një fronti të ri punësimi.

Nuk diskutohet që Durrës Marina hyn ekonominë shqiptare si një lokomotivë që do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm për zhvillim ekonomik, por hyn dhe në tregun ndërkombëtar. Do të ofrojë shërbime të një cilësie të padiskutueshme.

Investimi më i madh i huaj për vendin tonë. Ky investim nuk vjen nga qielli, por si rezultat i vendosjes së një baze të re turistike për Shqipërinë e së nesërmes. Me rezultatet e arritura deri më tani, shfaq një potencial të jashtëzakonshëm.

Pak është folur për të gjithë transformimin e vijës bregdetare aty, ndërkohë që investimi do të transformojë tërësisht të gjithë parametrat mjedisore të një zone që është nga më të ndoturat, ashtu sikundër investimi do të sjellë investime të reja.

Një marrëveshje ku shteti është për herë të parë ortak i drejtpërdrejtë më 33% të aksioneve. Duke qenë se jam deputet i Durrësit, jam i lumtur të mbështesim me të gjithë forcën këtë projekt. Presim ditën kur të gjithë ne të shohim këtë ëndërr të kthyer në realitet dhe t’i themi fëmijëve tanë që ne ishim kur u mendua të hidhej vija e parë në letër për këtë projekt. Do t’i japë Shqipërisë një arsye më shumë për krenarinë kombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit