Dy në pranga në Durrës, ja për çfarë akuzohen

Mos i humb

Dy persona janë vënë nën prangat e policisë në Durrës, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Policia Durrës në bashkëpunim me policinë Kufitare bëri të mundur kapjen Bujar Hoxhës, 26 vjeç, i cili më datë 21.10.2021 është dënuar nga gjykata me dy vite burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Rezulton se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim , pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve.

“Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Bujar Hoxha, 26 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 21.10.2021, e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike””, njofton policia.

Një 49-vjeçar u arrestua nga blurë pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. D., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”, thotë policia.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit