Lojëra fati të paligjshme në lokal, 3 të arrestuar në Korçë

Mos i humb

Policia e Korçës ka goditur 3 raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit, ndërsa janë vënë nën pranga 3 persona.

Pas kontrollit të ushtruar në lokale dhe ambiente të ndryshme nga policia, u gjetën dhe sekuestruan 3 aparate celularë që përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga tre të rinj, të tre banues në Korçë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të cilët organizojnë lotari të palejuara, kanë ushtruar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, ku dyshohej se vijonte të ushtrohej ky aktiviteti i kundërligjshëm.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në lagjen nr. 13, Korçë, konkretisht në lokalet e marra në përdorim nga shtetasit D. Zh. dhe E. Sh., u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 aparate celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. Zh., 31 vjeç; E. Sh., 30 vjeç dhe V. L., 24 vjeç, banues në Korçë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit