Dy tonë kokainë në Amsterdam, sa vite burg kërkohet për shqiptarët

Mos i humb

Drejtësia ka kërkua shtatë deri në dhjetë vjet burg ndaj shqiptarëve dhe marokenëve për kapjen e dy ton drogë.

Raportohet se 4 shqiptarët dhe 3 marokenët janë përgjegjës për transportin e jo më pak se 2060 kg kokainë nga një magazinë në Voorchoten në apartamente luksoze, kryesisht në Amsterdam. Fitimi që kjo bandë do të merrte ishte prej 150 milion eurosh.

Autoritetet kanë deklaruar se bëhej fjalë për një organizatë jashtëzakonisht “profesionale” për trafikimin e drogës.

“Ngarkesa u zhvendos me furgona dhe ruhej nga njerëz të armatosur”, ka thënë një nga prokurorët.

Më tej është sqaruar grupi kishte ndarë në mënyrë të qartë rolet për procesin e shpërndarjes.

Ndërkohë shtatë të dyshuarit kryesorë dhe pesë të tjerë do të dalin në gjyq. Prokurorët supozojnë se të dyshuarit ruanin më shumë se një mijë kilogramë kokainë në apartamentet luksoze në Amsterdam dhe 200 kilogramë në një shtëpi me tarraca në Hagë. Përveç posedimit të drogës, prokurorët akuzojnë edhe disa të dyshuar për armëmbajtje dhe pastrim parash.

Sakaq theksohet se Flabio D., dhe Mohamed L. 34 vjeç pritet të dënohen me dhjetë vjet burg. Iliar El-H., 31 vjeç dhe Mustapha R., 39 vjeç pritet të dënohen me nëntë vite burg.

Oficerët pretenduan tetë vite burg për Klajdi L.,21 vjeç dhe për Emiljano D., 29-vjeç , ndërsa shtatë vite burg për Florin P., 27 vjeç,.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit