E kishin përshtatur lokalin për lojëra fati, arrestohet 25-vjeçari, e pëson keq edhe pronari

Mos i humb

Policia e Kavajës ka arrestuar një person nën akuzën për “Organizim të lotarive të palejuara”. Shtetasi me iniciale M. D., 25 vjeç, banues në Kavajë është vënë në pranga, ndërkohë që pronari i lokalit ku ushtronte veprimtarinë 25 vjeçari është proceduar penalisht.

Njoftimi i plotë: 

Kavajë,
Finalizohet operacioni policor i koduar “Final Game”.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Kavajë, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë 25-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari.

Procedohet penalisht pronari i lokalit që kishte punësuar në mënyrë të paligjshme 25-vjeçarin.

Sekuestrohen dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Final Game”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. D., 25 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi E. L., 31 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Punësimi i paligjshëm”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E. L., shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasn M. D., punonjës në lokal, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (lotarive sportive), me anë të aparatit celular.

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar që shtetasi E. L. e kishte punësuar shtetasin M. D., në mënyrë të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit