E konfirmojnë Ahmeti e Limaj: Kushdo që vjen na kërkon pezullimin e taksës

Mos i humb

Bashkëudhëheqsit e ekipit shtetëror të Kosovës Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti kanë takuar Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore. Sipas negociatorëve të Kosovës taksa po shihet si pengesë për rifillimin e dialoagut.

“Të gjithë që vijnë kërkojnë që të pezullohet taksa dhe ne mundohemi me shpjeguar se jemi të interesuar që sa më shpejt të rifillojë dialogu. Taksa po shihet si pengesë për rifillimin e dialogut” tha Fatmir Limaj pas takimit.

Kurse Shpend Ahmeti bëri më dije se ne Bruksel është krijuar bindja që Kosova është bllokuese e dialogut.

Ai tha se në këtë takim është treguar se Kosova nga ky dialog kërkon që fundin ta ketë me njohje nga Serbia

“Çka presin në ketë dialog është njohja, kërkojmë që fundi i këtij procesi të jetë njohja nga Serbia. Nesër delegacioni që patëm takim ne, do jetë edhe në Beograd dhe do të përcjell çështjen e ngritur nga, atë të platformës” shtoj Ahmeti./KosovaPost.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit