Festat e Nentorit, qytetarët e Kosovës dynden drejt Shqipërisë

Mos i humb

Fluks qytetarësh nga Kosova në pikën kufitare të Morines me rastin e festave të Nëntorit. Qytetarët e Kosovës i janë drejtuar Shqipërisë që në orët e para të mëngjesit me autobusë dhe mjete private për të qenë pjesë e festimeve.

Një ditë pas mbledhjes së dy qeverive në Elbasan ku njoftuan lehtësimin e kalimit kufitar për festat e nëntorit qytetarët kanë kaluar me procedurë të përshpejtuar në doganën e Morinës.

Ata shprehen se ka zgjatur shumë pak deri në tre minuta procedura në kufi dhe se nuk ka nevojë që të ketë kufij mes dy shteteve.

Sa i takon masave anti-covid ato mbeten në fuqi, ku qytetarët duhet të paraqesin ose pasaportën e vaksinimit, testin negativ që të jetë kryer në 72 orët e fundit, ose dëshmi që e kanë kaluar Covid në 6 muajt e fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit