Mbyllet burgu i Zaharisë, të dënuarit transferohen në Shënkoll

Mos i humb

Të dënuarit e burgut të Zahasisë kanë nisur që të transferohen drejt Shënkollit, ku dy blloqe janë rikonstruktuar dhe përshtatur për këtë kategori.

Ky proces do të zgjasë përgjatë dy ditëve në vazhdim duke bërë që në datë 29 nëntor burgu i Zaharisë të mbyllet.

Operacioni drejtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe do të shtrihet në dy ditë.

Pak javë më parë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri me dije se rreth 200 persona që mbahen të izoluar në këtë godinë do të transferohen në Shënkoll nën administrimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në burgun e Zaharisë vuajnë dënimin të burgosurit që kanë probleme të shëndetit mendor ndërsa vendimi për mbylljen e tij është marrë për shkak të kushteve të këqija.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka inspektuar sërish sot në mëngjes ambientet ku do të akomodohen pacientët e Zaharisë, duke parë nga afër kushtet dhe masat e marra.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit