E përmendi Basha, kush është bosi i kokainës? Bledi Çuci kërkesë SPAK: Hetoni deklaratën

Mos i humb

Në seancën e shkuar të parlamentit kreu PD-së Lulzim Basha deklaroi: “Është ngritur kulla 50  kate në bashkëpronësi me oligarkët dhe krimin e organizuar me gjithë bosët e narkotikës, gjithë bosët e kokainës. Siç e di ti fare mirë se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati tek ndërtesa më e lartë në Shqipëri….”

Ky denoncim  i  kryedemokratit Lulzim Basha në parlament javën e shkuar, kaloi pa shumë bujë, por nuk u nënvleftësua nga Ministri Punëve të Brendshme  Bledar  Cuci.

Mësohet se ministri  Cuci i ka dërguar një letër numrit një të SPAK Arben Kraja,  ku i kërkon të hetojë për këtë deklaratë të Bashës.

 “Deklarata e bërë nga ana e z. Basha është deklaratë publike shumë e rëndë, e cila cënon besimin e publikut tek institucionet tona. Referuar legjislacionit në fuqi, përcaktohet se veprat penale të pretenduara në këtë deklaratë, janë pjesë e kompetencës lëndore të institucionit që Ju drejtoni.  Në cilësinë e Ministrit të Brendshëm, si dhe në kuadër të misionit tonë të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar, më lejoni të përcjell kërkesën për verifikimin e kësaj deklarate dhe zbardhjen e plotë të çështjes”.

Strukturat nën varësinë e institucionit që unë drejtoj thotë ministri Çuçi, mbeten plotësisht në dispozicion të këtij procesi.

“Mbetem shpresëplotë se do të ndërmerrni hapat e nevojshëm për zbardhjen e kësaj çështje, për të përmbushur misionin tonë të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për të qenë transparent me publikun dhe partnerët tanë”.

Nëse SPAK do të vihet në lëvizje nga kjo kërkesë e ministrit Bledar Çuçi, me të gjitha gjasat kreut të PD Basha do t’i duhet të ngjisë shkallët e SPAK për të dëshmuar mbi këtë informacion,  siç edhe ndodhi kur ai dha detaje për rastin e 3 milion euro të fshehura në makinat Tayota Yaris.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit