E rëndë në Fier, 50-vjeçarja gjendet nga bashkëshorti e vdekur

Mos i humb

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Fierit, ku një grua 50-vjeçare është gjetur nga bashkëshorti në banesë e vdekur.

Pas njoftimit në sallën operative nga kunati i viktimës, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Sipas njoftimit të policisë, Valdete Manaj ka kryer vetëvrasje duke goditur veten disa herë me thikë në gjoks, ndërsa ende mbetet e paqartë ngjarja.

Grupi i hetimit ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar nëse gruaja është vetëvrarë apo vrarë.

“Më datë 08.02.2022, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, rreth orës 07:50, është gjetur nga bashkëshorti i saj, në banesë, dyshohet e vetëvrarë me mjet prerës (thikë), shtetasja V. M., 50 vjeçe. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, sipas njoftimit të policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit