E rëndë në Tiranë/ Nuk iu bind urdhrit për t’u identifikuar dhe kërcënoi policin me armë

Mos i humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi ka kundërshtuar t’i bindet urdhrit të policit për t’u identifikuar, ka nxjerrë armën dhe e ka drejtuar këtij të fundit.

Ndonëse polici e ka paralajmëruar që t’i tregonte lejen e daljes, personi në fjalë, që mbante dhe një cantë në dorë, nuk i është bindur efektivit, madje dhe e ka kërcënuar. Pavarësisht se polici qëlloi me armë në ajër për ta neutralizuar, qyetari tentoi të largohej me vrap, por u plagosos në këmbë nga efektivi i FNSH. Ngjarja ka ndodhur tek Xhamlliku, pranë shkollës ‘Niket Dardani’.

Përves këtij personi, e plagosur në këmbë mbeti aksidentalisht dhe një kalimtare e rastit, një vajzë.

Mësohet se dy të plagosurit u transportuan me urgjencë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit