“E vrava se më shante”, kush është viktima dhe autori i krimit në Kuçovë

Mos i humb

Zbardhen identitetet e plota të viktimës dhe autorit të krimit të rëndë sot në Kuçovë, ku një 44-vjeçar vrau me armë zjarri një 41-vjeçar.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj.

Viktima është identifikuar me emrin Ajet Guneli, ndërsa autori i dyshuar është Vangjel Polovina.

Sipas policisë, viktima i kishte dhënë me qira një stallë derrash autorit të dyshuar, ndërsa për këtë fakt dhe kishin pasur konflikte, duke çuar në krimin e rëndë.

Sipas bluve, autori pretendon se kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me viktimën pasi pretendonte se qiramarrësi e shante dhe ofendonte përditë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit