Edhe NATO deklarohet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë!

Mos i humb

“Jemi për zgjidhje të pranuashme nga të dyja palët. Është e rëndësishme që faktorët në dialog të përmbahen nga veprimet nxitëse dhe nga deklaratat provocative”. Kështu ka thënë sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg këto fjalë i ka thënë para takimit të shefave të diplomacive të NATO-s që do të mbahet në Bruksel me 5 dhjetor, ku do të jetë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Aleanca Veri Atlantike mbështet fuqishëm dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. E kur kur është fjala për “marrëveshjen e mundshme kufitare”, Stoltenberg ka thënë se shpresojmë që të dy palët do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Në pyetjen e një gazetari se a frikohet NATO nga pasojat e pakëndshme që mund të vijnë si rezultat i ndryshimit të kufijve, ai është përgjigjur se Aleanca mbështet fuqishëm dialogun sepse dialogu është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje ndaj problemeve të pazgjidhura.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit