Muharremaj përuron këndin e lojërave në Parkun e Qytetit në Suharekë (Foto)

Mos i humb

Qyteti i Suharekës, dita ditës është duke marrë pamje të një qyteti me standarde evropiane dhe qytetarët janë të kënaqur me këto ndryshime, kjo falë punës së palodhshme e me plotë përgjegjësi  të kryetarit të  komunës Bali Muharremaj me stafin e tij.

Në vazhdën e shumë projekteve të realizuara tash e sa kohë në këtë komunë, sot është përuruar edhe këndi i lojërave për fëmijë në Parkun e Qytetit në Suharekë.

Në ceremonin përuruese të këndittë lojërave  për fëmijë mori pjesë edhe kryetarti i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili  u shpreh i lumtur që sot është realizuar një kërkesë e kahershme e prindërve dhe  fëmijëve të qytetit.

“ Tash e sa kohë jemi duke punuar për rregullimin e Parkut të Qytetit i cili ka pasur mungesë të investimeve dhe me përkrahjen e qytetarëve ne sot po përurojmë këndin e lodrave për fëmijët. Siç po e shihni fëmijët janë prezentë dhe janë të lumtur që është realizuar edhe ndonjë pjesë nga kërkesat e tyre, të parashtruara kohë më parë në bisedë me ta”, tha Muharremaj, duke shtuar më tutje se i gjithë parku ne tërësi do të rregullohet në pranverë , park i cili do të jetë i standardit evropian  e ku do të zhvillohen të gjitha aktivitetet sportive e relaksuese për fëmijët, pleqtë e të rinjtë.

“Ky park në tërësi do të përurohet në pranverën e hershme ku do të ketë fusha të shahut, pingpongut, pastaj do ta ketë edhe fontanë. Investimet tjera do të vazhdohen në pranverë për shkak se tani gjendemi në stinën e dimrit dhe kjo stinë e pamundëson realizimin e punimeve. E rëndësishme është se Suhareka do ta ketë një park i cili është funksional për të gjitha gjeneratat, për aktivitete rekreativ dhe natyrisht i bukur dhe i gjelbëruar”, u shpreh Muharremaj, raporton Kosova Post./Egzona Shala/

Foto: Kryetari i Komunës së Suharekës bashkëbisedon me fëmijët, dëgjon kërkesat e tyre.

Foto: Fëmijët i gëyohen lojrave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit