
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pasi mbështeti tarifën mes Kosovës dhe Serbisë komentoi edhe qëndrimin e ministrit Arben Ahmetaj lidhur me taksën.
Për atë se çfarë ka thënë ministri i Tregtisë në Qeverinë e Shqipërisë, Arben Ahmetaj për taksën mes Kosovës dhe Shqipërisë e mbështeti edhe nga shefi i tij, Edi Rama.
“Ministri Ahmetaj nuk është penduar, ai ka thënë në parim tarifat nuk janë të shëndetshme për ekonominë, por, nga ana tjetër ajo që thash edhe e përsëris ky nuk është vendim ekonomik. Këtë ta dëgjojnë Serbët dhe miqtë ndërkombëtar, është reagim politik ndaj një shteti fqinjë që shitet viktimë në raport me Kosovën që tjetër thotë dhe tjetër bën. Nuk mund të vazhdojë Kosova të pranojë që mallrat të jenë të palejuara të hyjnë në Serbi dhe mallrat e Serbisë të hyjnë në Kosovë me idenë se jemi në tregti të lirë”, tha kryeministri Rama.
Me tej, Rama përmendi se nuk mund të ketë një luftë tregtare mes Kosovës dhe Serbisë, por që sipas tij, Serbia është shtet që punon mbas shpine.
“Nuk është një luftë tregtare që ka hapur Kosova me Serbinë. Nuk është në kuadër të një lufte tregtare,është reagim politik ndaj një shteti fqinjë që ndryshe thotë ndryshe vepron, që i ngulë thika mbas shpine Kosovës. Është reagimi më normal ndaj një situate anormale”, tha ai./Kosova Post/


