Reagon Vulin: Projekti i “Shqipërisë së Madhe” nuk është braktisur

Mos i humb

Aleksandar Vulin tha sot se përfaqësuesit shqiptarë nuk e kanë braktisur kurrë projektin e një “Shqipërie të Madhe”.

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin tha sot se përfaqësuesit shqiptarë nuk e kanë braktisur kurrë projektin e një “Shqipërie të Madhe” e cila, sipas tij, nuk mund të arrihet pa dhunë dhe persekutimin e të gjithë popujve të tjerë nga Kosova.

Vulin theksoi se “Shqipëria e Madhe” është një kërcënim për të gjithë rajonin, por është shqetësuese që BE, NATO, si dhe pjesa tjetër e botës nuk e kuptojnë ose thonë se nuk e kuptojnë “ne po ndjekim krijimin e një Shqipërie të Madhe”.

Kjo deklaratë e ministrit serb erdhi në ditën kur në Pejë po mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit