Egjipt, 10 të vdekur nga shpërthimi në një fabrikë

Mos i humb

Të paktën dhjetë punonjës kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit në depon e karburantit të një fabrike në qytetin e Suezit në verilindje të Egjiptit.

Mediumet egjiptiane raportuan se shpërthimi ka ndodhur gjatë testimit të depos së karburantit në fabrikën në rajonin Ain Sokhna në Suez.

Krahas dhjetë viktimave të vdekur, pesë punëtorë të tjerë janë plagosur rëndë dhe janë duke u trajtuar në një spital shtetëror në qytet.

Autoritetet e Egjiptit ende nuk kanë bërë ndonjë deklaratë në lidhje me fatkeqësinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit