Presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur me rrugë demokratike, Muhamed Morsi po kalon Ramazanin e 7-të në burg që nga viti 2013 kur ai u largua nga detyra me një grusht shtet
Në një deklaratë me shkrim nga familja e tij, thuhet se Morsi i burgosur në mënyrë arbitrare mbahet në një qeli për një person, nuk i lejohen vizitat dhe mbahet në izolim të plotë.
“Morsi u humb me forcë në një errësirë dhe rrethim të qëllimshëm”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se ky është Ramazani i 7-të që Mursi kalon në burg.
Ramazani i 3-të i djalit të tij Usame
Po ashtu në deklaratën e familjes thuhet se edhe Usame Morsi, djali i Muhamed Mursit po kalon Ramazanin e 3-të duke u mbajtur në burg në një qeli vetëm për një person për shkak se mbron babain e tij dhe legjitimitetin kushtetues.
Familja thotë se nuk ka shumë informacione në lidhje me situatën shëndetësore dhe kushteve tjera të Muhamed Mursit ndërsa praktikat ndaj Morsit janë në kundërshtim me ligjin në Egjipt dhe në të gjithë botën.
Në deklaratën me shkrim familja Mursi u bën thirrje të gjitha ndërgjegjeve të lira të botës, veçanërisht Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), të gjitha organizatave për të drejtat e njeriut dhe të gjithë atyre që i kushtojnë rëndësi lirisë dhe rezistencës që të përqendrohen në shkeljet e të drejtave të njeriut.
“Ummeti islam ndodhet brenda një fatkeqësie”, thuhet në deklaratë ku theksohet se “pavarësisht të gjitha komploteve kundër kauzës palestineze, ajo do të vazhdojë të qëndrojë si çështja e parë e ummetit arab dhe islam”.
Presidenti aktual i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes erdhi në pushtet pas një grushti ushtarak të vitit 2013 kundër udhëheqësit të parë demokratik të Egjiptit, Mohamed Morsi.
Mursi, i cili u arrestua pas grusht shtetit, u dënua me 48 vjet burgim gjithsej në katër nga gjykimet e hapura kundër tij. Ndërkohë që vazhdon procesi i gjykimit në 2 raste për Morsin.


