Egjipti do t’i paguajë 500 milionë dollarë Izraelit për pezullimin e dërgesave të gazit

Mos i humb

Egjipti nënshkroi një marrëveshje me vlerë 500 milionë dollarë me kompaninë shtetërore izraelite Electric Corporation për pezullimin e dërgesave të gazit natyror në Izrael.

Shuma do të paguhet në një periudhë prej tetë vite e gjysmë, thuhet në kumtesën e “Egyptian General Petroleum Corporation” (EGPC) dhe “Egyptian Natural Gas” (EGAS).

Kajroja pezulloi dërgesat e gazit natyror në Izrael në vitin 2012 pas sulmeve të militantëve ndaj tubacionit që lidh dy vendet.

Kompania izraelite e paditi qeverinë e Egjiptit për ndërprerjen e eksporteve të gazit.

Në vitin 2015, Oda Ndërkombëtare e Tregtisë urdhëroi Egjiptin që të paguajë një gjobë prej 1,8 miliardë dollarëve si kompensim, por qeveria e Egjiptit dërgoi ankesë ndaj vendimit dhe filloi bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje.

Vitin e kaluar, kompania izraelite “Delek Drilling” dhe partneri i saj “Noble Energy” nënshkruan marrëveshje për të eksportuar gaz natyror në vlerë prej 15 miliardë dollarëve me një kompani private në Egjipt.

Egjipti ishte shteti i parë arab që njohu Izraelin pas nënshkrimit të traktatit të paqes në vitin 1979.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit