Ekip special turk me 1.000 policë vendoset në kufirin grek

Mos i humb

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Turqisë, Süleyman Soylu, ka njoftuar se Turqia ka vendosur 1.000 policë me pajisje të plotë përgjatë kufirit tokësor turko-grek.

“Ne po sjellim një ekip prej 1.000 pjesëtarë të policisë speciale të pajisur me pajisje të plotë në të gjithë lumin Meric për të parandaluar kthimin e refugjatëve”, tha Soylu gjatë vizitën në provincën veriperëndimore të Turqisë, Edirne, në kufi me Greqinë dhe Bullgarinë.

Javën e kaluar, Turqia njoftoi se nuk do t’i ndalojë më azilkërkuesit që të arrijnë në Evropë.

Që atëherë, mijëra azilkërkues kanë vërshuar në Edirne, përgjatë kufirit me Greqinë dhe Bullgarinë, në përpjekje për të arritur në Evropë.

Vendimi i Turqisë erdhi pas sulmit të javës së kaluar të forcave të regjimit të Assadit ndaj forcave turke në zonën e deeskalimit në Idlib, ku u martirizuan 36 ushtarë turq.

Ushtarët turq u vendosën atje si pjesë e marrëveshjes së vitit 2018 të Soçit me Rusinë për të mbrojtur popullsinë civile, marrëveshje sipas së cilën ndalohen aktet e agresionit në rajon.

Turqia, e cila tashmë strehon rreth 3.7 milionë emigrantë nga Siria, më shumë se çdo vend tjetër në botë, thotë se nuk mund të pranojë një valë tjetër refugjatësh.

Ankaraja vazhdimisht është ankuar se Evropa ka dështuar të përmbushë premtimet e saj sipas marrëveshjes BE-Turqi të vitit 2016 për refugjatët me të cilën duhej të ndihmoheshin migrantët dhe të frenohen valët e mëtejme të migrantëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit