Në fjalën e saj,Ekonomi tha se vota më 25 prill për numrin 12, është vota për projektet transformuese që kanë nisur dhe duhet të përfundojnë.foto galeri

Këto projekte tha Ekonomi, do të jenë me impakt në ekonominë jo vetëm familjare por dhe lokale e qendrore pasi kanë si synim zhvillimin e të gjithë qarkut.foto galeri
Ekonomi tha se nuk duhet të ketë kthim prapa pasi duhet të ndërtohen e të përfundojnë të gjitha gjërat që kanë filluar.foto galeri

“Duhet të mbarojë rindërtimi, të mbarojë vaksinimi, të mbarojnë projektet e infrastrukturës. atëherë mund të themi që Shqipëria ka bërë përparime”, tha Ekonomi.

Në takim merrnin pjesë, kandidati për deputet i PS në qarkun e Durrësit Rrahman Rraja dhe kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi.