Kina mund të marrë pjesën më të madhe të bregdetit të Malit të Zi për shkak të borxhit “

Mos i humb

Raportuesja gjermane e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, kritikoi sot vendimin e BE për të mos ndihmuar Malin e Zi të shlyejë borxhin e tij ndaj Kinës.

Von Kramon i bëri thirrje BE të “mendojë dy herë” për një “vendim kaq strategjik” të mundshëm dhe paralajmëroi se Kina, në kurriz të borxheve, mund të “marrë pjesën më të madhe të bregdetit malazez”.

“Udhëheqësit e korruptuar si Milo Gjukanoviç kanë shfrytëzuar vendin për vite me rradhë. Tani qeveria e re duhet të zgjidhë borxhet financiare.

BE tashmë ka bërë një gabim në Greqi dhe Kina ka marrë portin e Pireut. Tani mund të ndodhë me shumicën e bregdetit të Malit të Zi “, shkroi von Cramon në Twitter.

Dy ditë më parë, Komisioni Evropian, me rastin e kërkesës së Podgoricës për ndihmën e Brukselit në shlyerjen e huasë kineze prej një miliard dollarësh, tha se “nuk do të shlyejë borxhet e Malit të Zi”.

Gjithashtu u theksua se për shkak të lëvizjeve të tilla financiare nga Podgorica, ekziston rreziku i çekuilibrit makroekonomik dhe marrëdhënies së borxhit të Malit të Zi me Kinën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit