Ekonomia gjermane paralajmëron pasoja të paparashikueshme: Vala e dytë e virusit do të ishte rrënim!

Mos i humb

Arrestohet stomatologu i burgut 313 në Tiranë, ishte kthyer në shpërndarës droge për të dënuarit. Ja si u zbulua

Ndodh edhe kjo! Arrestohet nga policia stomatologu i burgut 313 në Tiranë, pasi është zbuluar se shpërndante lëndë narkotike në institicionin e...

Falsifikonte formularë për hyrjen në Greqi, arrestohet 41-vjeçari nga Pogradeci, ja sa fitonte

Një 41-vjeçar i cili falsifikonte formularët për hyrjen në Greqi të emigrantëve shqiptarë është arrestuar nga Policia. Thuhet se...

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, mjeti del nga rruga dhe bie 100 metër poshtë

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë (Doganë). Nga informacionet e para mësohet se një...

Surpriza e PD, heq Flamur Nokën nga Kukësi, e sjell në Qarkun e Tiranës

Surpriza në listat e Partisë Demokratike. Publikimi i listës së kandidatëve të demorkatëve për qarkun e Kukësit konfirmoi zërat se ish-deputeti i...

Mbyllja rishtas e ekonomisë do të ishte më e dëmshme, se vala e parë e virusit. Ekonomia gjermane paralajmëron nga pasoja të paparashikueshme sociale e ekonomike. Ndërkohë kundërshtarët e rregullave protestuan në Berlin.

Për shkak të numrit në rritje të infeksioneve të reja në Gjermani është rritur shqetësimi i ekonomisë gjermane. “Një valë e dytë do të ishte ekonomikisht shumë më e dëmshme, se vala e parë. Kjo sepse shumë sipërmarrje janë në gjendje të vështirë, kanë borxhe të larta dhe gati aspak rezerva”, paralajmëron presidenti i Institutit gjerman për Studimet Ekonomike, DIW, Marcel Fratzscher në gazetën gjermane „Rheinische Post” të shtunën.

Edhe Michael Hüther, drejtor i Institutit të Ekonomisë Gjermane paralajmëron nga vendosja e një “lockdown” të ri të nxituar. Ky nuk mund të justifikohet për shkak të efekteve kolaterale sociale dhe ekonomike.

Presidenti i sipërmarrjeve të mesme gjermane, BVMW, Mario Ohoven apeloi tek politika që ta pengojë madje një mbyllje të re të ekonomisë. „Do të ishte e papërgjegjshme, ta çoje drejt shkatërrimit ekonominë gjermane përmes një „lockdown” të ri”, ka thënë Ohoven për grupin mediati, „Funke Mediengruppe”. „Edhe nëse shpërthimet lokale pjesërisht mund të sjellin rritje të numrit të infeksioneve, nuk duhet që prej kësaj të rezultojë një shutdown i dytë”, ka thënë ai. Pasojat ekonomike të një mase të tillë nuk mund të parashikohen, „kjo kur qeveria gjermane me paketën e ndihmës për Coronën prej 1,2 bilionë eurosh e ka shpenzuar barutin e saj.

Protesta në Berlin

Të shtunën Instituti Robert Koch njoftoi për 955 infeksione të reja. Tendenca është dukshëm në rritje, krahasuar me javët më parë. Megjithatë jo të gjithë janë dakord me vazhdimin e masave kufizuese. Në Berlin u mblodhën të shtunën disa mijëra vetë për të protestuar kundër politikës së qeverisë gjermane për pandeminë. Policia u kërkoi pjesëmarrësve të respektojnë rregullat e distancës. Një zëdhënës i policisë, i tha agjencisë së lajmeve, dpa se ishin mbledhur rreth 10.000. vetë. Një reporter i AFP-së ka bërë të ditur, se pjesëmarrësit në protestë nuk i respektuan rregullat e distancës dhe mbajtjes së maskës./DW

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Samsung Galaxy A72 vjen me 5 kamera

Telefoni inteligjent i mesëm do të marrë një tele-kamerë shtesë me zmadhim optik 3x. Samsung supozohet të instalojë një...

Bruksel, punonjësit e transportit publik në grevë

Në Bruksel ka filluar greva njëditore e punonjësve të transportit publik (AA). Greva ka ndikuar negativisht ndaj qytetarëve që...

Tensioni i ashpër Greqi-Turqi, Pompeo takime me zyrtarët e lartë në Selanik: Çështjet e kufijve detarë duhen zgjidhur …

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, zhvilloi të hënën bisedime me homologun e tij grek Nikos Dendias në një kohë tensionesh mes...

Maqedonia e Veriut drejt hapjes së kufijve pa kushte, pritet vendimi nga qeveria

Maqedonia e Veriut pritet të hapë kufijtë e saj pa tampon të detyrueshëm. Me rënien e rasteve të COVID-19 ditët e fundit,...

Studimi: Si ndikojnë kafshët në shëndetin e njeriut

Kafshët mund të kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit. Një studim i ri i kryer nga Universiteti i Leeds në bashkëpunim me Western...