EKSKLUZIVE/ Vlon koalicioni, qeveria po mbahet në një “fije kashte”

Mos i humb

Burime të KosovaPost brenda koalicionit qeverisës kanë bërë të ditur se tashmë tensionet kanë arritur kulminacionin midis dy partnerëve PDK-së dhe AAK-së.

Derisa Ramush Haradinaj vazhdon të këmbëngulë që taksa ndaj prodhimeve të Serbisë të mos hiqet, duke e kushtëzuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës ka dalë kundër thirrjes së Ramush Haradinajt për organizimin e një Konference Ndërkombëtare.

Në një komunikatë për media, kjo parti u ka bërë thirrje institucionit të presidentit dhe kryeministrit që të heqin dorë nga qasja dhe protagonizmi i njëanshëm politik dhe të bashkërendojnë veprimet në interes të Kosovës.

Sipas PDK-së, çdo vendimmarrje e arritur në përfundim të Dialogut me Serbinë duhet të legjitimohet nga vullneti i drejtpërdrejtë i popullit të Kosovës me referendum dhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Mirëpo, kryeministri Ramush Haradinaj ka mendim të ndryshëm. Këto pikëpamje priten të përplasen në takimin e sotshëm, e të cilat do të jenë përcaktuese të vazhdimit ose të jo të bashkëqeverisjes, kanë bërë të ditur burime të mirëinformuara të KosovaPost.

Haradinaj kishte përplasje edhe me presidentin Hashim Thaçi.

Përndryshe, koalicionit midis PDK-së, AAK-së dhe Nisma për Kosovën, legjitimitetin për formimin e qeverisë ia dha AKR e Behgjet Pacollit në shtator të vitit 2017. Në vazhdimësi ky koalicion ka mbijetuar falë edhe votave të Listës Serbe, sidomos pas largimit të disa deputetëve nga ky koalicion.

Njohës të rrethanave politike kanë ripërsëritur shpeshherë faktin se një qeveri duhet të ketë legjitimitetin edhe përmes fuqisë së numrave për të marrë vendime të rëndësishme për vendin. Legjitimitet që partia e Ramush Haradinajt nuk e ka, siç nuk e ka as koalicioni qeveritar që nuk ia arrin të bëjë numrat as për votimin e buxhetit të Kosovës pa përkrahjen e opozitës./KosovaPost

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit