
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thirrur në takim partnerët e koalicionit, kryetarin e PDK, Kadri Veseli, atë të Nismës SocialDemokrate, Fatmir Limaj dhe të Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli. Takimi është paralajmëruar të fillojë në ora orën 16:00, ndërsa kanë kaluar gati gjsmë ore, kur në Qeveri ka arritur lideri i PDK-së Kadri Veseli.
Kryetari i koalicionit qeverisës, Kadri Veseli ka arritur në qeveri në këto momente raporton KosovaPost, ku po pritet të mbahet edhe takimi i thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Sipas burimeve brenda Qeverisë, në takim është edhe kryetari i Nisma Social Demokrate, Fatmir Limaj. Në këtë takim nuk është ftuar kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, i cili po ashtu është partner i koalicionit.



