Eksperimenti ka treguar: Veganët janë më të mirë në krevat se “mishngrënësit”?

Mos i humb

Urologu amerikan, Aaron Spitz, ka provuar që nëpërmjet eksperimentit me tre sportistë të konstatojë se si ndikon ushqimi në eksitimin seksual të meshkujve

Megjithatë, ekspertët tërheqin vërejtjen që nuk duhet të nxirren përfundime tepër të hershme.

Pyetjes se a janë meshkujt të cilët hanë mish dashnorë më të mirë se ata të cilët nuk hanë mish ka provuar t’i përgjigjet urologu amerikan Aaron Spitz.

Ai ka provuar ta bëjë nëpërmjet eksperimentit në të cilin kanë marrë pjesë këta sportistë: një basketbollist, një lojtar bejsbolli dhe një vrapues me pengesa.

Natën e parë kanë ngrënë buritos (specialitet meksikan me mish), ndërkaq ditën tjetër sërish boritos, por pa mish (me sojë dhe bizele).

Sportistët gjatë natës kanë bartur një aparat special, ndërkaq mjeku e ka vëzhguar aktivitetin e trupave të tyre derisa kanë qenë në gjumë.

Pas racioneve pa mish, eksitimi seksual i meshkujve ka zgjatur tre deri në katër herë më shumë se kur kanë ngrënë mish.

Gjinekologu ndian Raj Mathur konsideron që gjinia mashkullore më shpejt humb maskulitetin, meqenëse më shumë se femrat hanë mish.

Mirëpo ekspertët janë të pajtimit që nuk duhet të merren konkludime tepër të hershme. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit