Ekspertët paralajmërojnë: Shëndet i syve në rrezik gjatë pandemisë

Mos i humb

Përdorimi i shtuar i pajisjeve dixhitale gjatë pandemisë së COVID-19 mund të ndikojë negativisht në shëndetin e syve, paralajmëroi sot një mjek turk i syve, raporton Anadolu Agency (AA).

Prof. Atilla Bayer për AA tha se pasi që arsimi në internet ka zëvendësuar arsimin me prezencë fizike në shumicën e vendeve për shkak të koronavirusit, të rriturit dhe fëmijët duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun e miopisë si rezultat i rritjes së përdorimit të telefonave të mençur, tabletëve dhe kompjuterave.

Duke argumentuar se përdorimi i pajisjeve të mençura për një kohë të gjatë ndikon negativisht në refleksin e lëvizjes së qepallave, ai tha: “Kohëzgjatja që syri mbetet i hapur rritet dhe për pasojë shfaqet thatësi, e njohur si xerophthalmia. Simptoma të tilla si skuqja, lotimi, ndjenja e djegies janë më të zakonshme në mjedise të thata”.

Lotët sintetikë mund të japin lehtësim në rast të thatësisë së syve, shtoi ai.

Bayer tha se me uljen e refleksit të lëvizjes së qepallave, ndjeshmëria e dritës mund të rritet tek fëmijët me alergji. “Mund të ndodhë skuqje, djegie, pulsim i shpejtë dhe madje mund të shfaqen çrregullime të lëvizjes së qepallave të syrit”.

Ai rekomandoi masa paraprake për të mbrojtur shëndetin e syve. “Të paktën 60 centimetra distancë duhet të vendosen midis syrit dhe pajisjes”, tha Bayer. “Sytë duhet të pushojnë çdo 30 minuta. Duhet të dilni në ballkon ose kopsht dhe të shikoni vijën e horizontit për të ndryshuar fokusin e largët, të kaloni kohë me familjen dhe të kënaqeni me aktivitete të ndryshme”.

Sipas Bayer, niveli i ndriçimit të ekranit është gjithashtu i një rëndësie kritike. “Ndriçimi i ekranit duhet të jetë në nivelin optimal, jo shumë i ndritshëm. Jo vetëm që duhet të vendosin shkëlqimin dhe distancën siç duhet, por ekrani duhet të mbahet në nivelin e syve gjithashtu”.

Ai gjithashtu këshilloi që të kufizohej përdorimi i pajisjeve për lojra gjatë kësaj periudhe

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit