Të burgosurit në Kaliforni përfitojnë miliona dollarë nga skema e mashtrimit

Mos i humb

Të burgosurit në Kaliforni arrijnë të fitojnë miliona dollarë nëpërmjet skemës së mashtrimeve. Të burgosurit përfshirë vrasësit serial të dënuar me vdekje, kanë marrë qindra miliona dollarë gjatë një skeme financimi të lidhur me pandeminë.

Të burgosurit arritën të mashtronin shtetin sepse Kalifornia, ndryshe nga shtetet e tjera në SHBA nuk kishte ndarë nga lista e të papunëve emrat e të burgosurve dhe në shumicën e aplikimeve kishin përdorur emrat e vërtetë të të burgosurve, adresat e tyre dhe numrat e sigurimeve për të përfituar nga plani financiar i papunësisë nga pandemia.

Prokurorët e quajtën këtë si shfrytëzimin më të madh të fondeve publike të kryer ndonjëherë në historinë e shtetit të Kalifornisë.

“Qindra miliona dollarë, kjo shifër mund të jetë mbi një miliard dollar, janë paguar tashmë. Kjo është një nga përdorimet më të gabuara të fondeve publike në historinë e vendit tonë”, tha Schubert, avokate.

Shifra prej 140 milionë dollarësh i është paguar 20,000 të burgosurve, por shifra reale mund të jetë shumë më e lartë, ndërkohë që 420 mijë dollarë u janë paguar 130 të dënuarve me vdekje.

Guvernatori e quajti këtë si “të papranueshme” dhe kërkoi zgjidhjen e këtij problemi sa më shpejtë të jetë e mundur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit