Eksplozivi në Pogradec, në portën e banesës së ish-inspektorit të pyjeve, i arrestuar për…

Mos i humb

Banesa e A Xhukellarit 44-vjeç ka qenë në shënjestër të një atentati me eksploziv mbrëmjen e kaluar në Pogradec.

Xhukellari nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton të jetë arrestuar në qershor të vitit të kaluar për veprën penale, prerje e paligjshme e pyjeve në zonën e Llëngës që është zonë e mbrojtur.

Xhukellari ka qënë inspektor pyjesh në bashkinë e Pogradecit.

Ai së bashku me disa persona të tjerë, prisnin pemët, i organizonin dhe më pas i shisnin.

Gjatë operacionit “Mokra” të Qershorit të 2021 u sekuestrua një sasi prej 20 metër kub dru ahu dhe lisi që ishte ngarkuar në një kamion tip “Benz”.

Xhukellari i arrestuar në qershor të 2021 ka qenë edhe më herët i proceduar për prerje të paligjshme të pyjeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit